temp image 18 scaled temp image 18 scaled

Juventusi Mposht Napolin me një Performancë Dominuese në Serie A

Juventusi ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A. “Bianconerët” shënuan një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0, duke dominuar ndeshjen që nga fillimi.

Napoli e nisi më mirë, duke pasur një mundësi të shkëlqyer shënimi përmes Lorenzo Lucca, por ky i fundit nuk arriti ta finalizojë.

Më pas, Juventusi krijoi dy mundësi të mira me McKennie dhe Cabal, por shtylla shpëtoi ekipin mysafir.


- Advertisement -

Ndryshimi i lojës erdhi me inkuadrimin e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova.

Anësori fillimisht e dribloi mbrojtësin Oliviera, pastaj asistoi te Kerim Aljabegovic, i cili me një goditje nga distanca e la portierin mysafir të shtangur (70’).

Vetëm pesë minuta më vonë, situata për Napolin u vështirësua kur Luca Marianucci mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.

Fitoren e Juventusit e vulosi Jeremie Boga, i cili realizoi një tjetër supergol nga distanca (87’).

Vlen të theksohet se në këtë sfidë u inkuadrua në pjesën e dytë edhe Amir Rrahmani, i cili ishte i sëmurë dhe nuk arriti të shërohet me kohë për të luajtur nga minuta e parë.


- Advertisement -