Në media është raportuar se mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është emëruar në pozitën e Sekretares së Dytë në Ambasadën e Kosovës në Ëashington, në një mënyrë që nuk është në përputhje me ligjin.
Këtë situatë e ka komentuar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.
Ai ka theksuar se kjo është një rast i qartë nepotizmi, një fenomen që partia në pushtet kishte premtuar se do ta luftonte.
Miftaraj ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë: “Përderisa familjarët e dajës Xhelal rahatohen në pozita përtej oqeanit atlantik, në kurriz të buxhetit të varfër të shtetit të Kosovës, militanti i shkrete vajton e mallkon secilin në rrjete sociale që e ekspozon korrupsionin e Levizjes Vetvendosje.
Për ty Glauk menduam se nuk favorizon nepotizmin?
A edhe ti Glauk?
Filozofia Xheliane e ekzekutuar nga Z.
Glauku!”, është shprehur ai në reagimin e tij.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
