Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, njoftoi se gjatë protestave të zhvilluara në javët e fundit, 201 punonjës policie janë plagosur ndërsa ishin në detyrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Hita theksoi se janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në akte dhune, ndonëse disa prej tyre kishin përdorur maska për të fshehur identitetin e tyre.
Materialet procedurale për këto raste janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për vazhdimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të individëve përgjegjës. “Krahas veprimeve procedurale, është identifikuar puna e personave që janë përfshirë në akte dhune, të cilët mendonin se duke përdorur maska nuk do të identifikoheshin.
Janë identifikuar 52 persona.
Të gjitha materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës që të vihen përpara përgjegjësisë penale ata që kanë kryer akte dhune.
U bëj thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët të përfshihen në akte dhune.
U bëj thirrje gjithashtu qytetarëve që të distancohen nga dhuna.
E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna nuk mund të justifikohet.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
