Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur kritika ndaj institucioneve të Kosovës.
Ajo thekson se, edhe 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, nuk është hartuar asnjë plan konkret për mbrojtjen e historisë dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka theksuar se institucionet nuk kanë krijuar asnjë strategji, platformë apo buxhet për këtë çështje të rëndësishme.
Ajo thekson se historia e UÇK-së nuk mbrohet vetëm me deklarata patriotike apo grupe pune, por kërkon veprime konkrete, diplomaci dhe planifikim institucional. “Çdo ditë e humbur është një ditë më shumë e braktisjes institucionale të çlirimtarëve tanë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
