BallinaPolitikAmbasada Amerikane Paralajmëron Qytetarët për Protestat në Tiranë

Ambasada Amerikane Paralajmëron Qytetarët për Protestat në Tiranë

- Advertisement -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë thirrje për kujdes ndaj qytetarëve amerikanë, duke i inkurajuar ata të shmangin zonat ku po zhvillohen demonstratat në kryeqytet, sidomos përpara protestës së paralajmëruar për të shtunën.

Në njoftimin e saj në faqen e internetit, ambasada thekson se protestat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare vazhdojnë, ndërsa disa prej tyre kanë kaluar në përplasje të dhunshme, duke përfshirë përdorimin e mjeteve ndezëse, hedhjen e gurëve dhe dëmtimin e pronës.

Sipas paralajmërimit, mund të ketë demonstrata të tjera në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit.

Këto protesta mund të përhapen edhe në rrugët përreth, duke sjellë një shtim të pranisë policore, bllokime të qarkullimit, devijime dhe mbyllje të akseve rrugore.

Ambasada paralajmëron se ata që ndodhen pranë zonave të protestave mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur horizontalisht, mjeteve ndezëse dhe predhave të gomës.

- Advertisement -

Prandaj, personelit të saj i është kërkuar të shmangë të gjitha zonat ku po zhvillohen demonstratat.

Në njoftim gjithashtu theksohet se mund të ketë mbyllje të tjera ose kufizime të shërbimeve publike në Tiranë, përfshirë transportin publik dhe institucionet qeveritare.

Ambasada u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin protestat, të jenë të vëmendshëm ndaj ambientit përreth, të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve, si dhe të kenë gjithmonë një plan emergjence ose daljeje nga zonat ku mund të ndodhen demonstratat.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments