BallinaPolitikReagimi i Jehona Lushakut Sadriu për rastin e Arlindës: Një nënë që...

Reagimi i Jehona Lushakut Sadriu për rastin e Arlindës: Një nënë që kërkon drejtësi

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka shprehur reagimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e Arlindës, e cila, ndërsa ishte gjallë, kërkonte zbatimin e vendimit të gjykatës për të takuar djalin e saj.

Në videon e publikuar, Arlinda dëgjohet duke kërkuar nga një zyrtar policor respektimin e vendimit të gjykatës.

Sipas përshkrimit të Lushakut, polici Faruk i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se obligimi i policisë është vetëm ta shoqërojë deri në shtëpi.

Lushaku e ka cilësuar këtë rast si një situatë ku një nënë po kërkon nga institucionet zbatimin e vendimit gjyqësor dhe të drejtën për të takuar djalin e saj. “Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin!

Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar deputetja në Facebook.

- Advertisement -

Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet, duke iu drejtuar edhe kryeministrit me thirrjen për shkarkime. “Shkarkime, o kryeministër!

A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!”.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments