Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka bërë sërish thirrje në rrjetet sociale pas tragjedisë së vrasjes së Arlinda Zekajt.
Këtë herë, ajo ka zgjedhur një fjali të shkurtër, por shumë domethënëse, të cilën e ka publikuar në InstaStory, duke rikthyer vëmendjen te dhuna ndaj grave dhe mënyra se si ato trajtohen në shoqëri. “Gruaja është poezi që burrat ende s’kanë mësu me e lexu pa e lënduar”, ka shkruar ajo.
Ky reagim vjen vetëm disa ditë pas fjalimit të deputetes në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt të hënën, ku u diskutua për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe përgjegjësinë institucionale në rastet e dhunës ndaj grave.
Rasti i Arlindës ka nxitur reagime të shumta publike, ndërsa qytetarë dhe figura të njohura kanë kërkuar drejtësi për të ndjerën dhe llogaridhënie nga institucionet, pasi ajo kishte kërkuar mbrojtje, por nuk e kishte marrë atë.
Me mesazhin e saj të fundit, Matoshi i është bashkuar thirrjeve që synojnë të mbajnë në vëmendje publike çështjen e dhunës ndaj grave dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
