BallinaBotaStudimi: Zvicër, shumë qytetarë pa rezerva financiare

Studimi: Zvicër, shumë qytetarë pa rezerva financiare

- Advertisement -

Një studim i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW) tregon se, pavarësisht kulturës së kursimit, shumë zviceranë nuk janë të përgatitur financiarisht për humbjen e të ardhurave.

Rreth 15 për qind e popullsisë nuk kanë fare rezerva financiare.

Një e katërta e tyre mund të ruajë standardin e jetesës për vetëm tre muaj ose më pak në rast se humbasin të ardhurat.

Sipas anketës, 83 për qind e të pyeturve arrijnë të kursejnë para, ndonjëherë, ndërsa 43 për qind e bëjnë këtë rregullisht.

Por, është e rëndësishme të theksohet se kursimi nuk nënkupton domosdoshmërisht siguri financiare, sipas raportit të Watson.

- Advertisement -

Rreth 15 për qind e të anketuarve nuk kanë asnjë rezervë financiare, ndërsa 30 për qind mund t’i mbulojnë shpenzimet për vetëm një deri në tre muaj pa të ardhura.

Ndërkohë, pothuajse një e katërta e tyre ka kursime të mjaftueshme për të përballuar më shumë se një vit pa të ardhura.

Edhe të ardhurat e larta nuk garantojnë siguri.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments