Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka theksuar se për rastin e Arlinda Zekajt është e nevojshme që të ndodhin shkarkime, nëse nuk ka dorëheqje.
Në emisionin DPT te Fidani, ai ka shprehur mendimin se tashmë është e qartë se si hallkat e shtetit kanë dështuar në trajtimin e këtij rasti, dhe për këtë, sipas tij, duhet të ketë përgjegjësi. “Dështimi dihet ku ka qenë… ka qenë te organet e rendit dhe ligjit, te sistemi i drejtësisë dhe Qendra e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Papërgjegjësia këtu është qaq e madhe, dështimi është qaq serioz, saqë nëse nuk ka dorëheqje, atëherë shkarkimi duhet me ndodhë, por nëse s’ka as dorëheqje, e as shkarkim, atëherë protestusit kanë me nejtë te dera…” – tha ai.
Ndryshe, protestat për këtë rast janë duke u mbajtur që dy ditë me radhë.
Protestuesit kanë kërkesa të qarta, që duhet të ketë dorëheqje ose shkarkime, përfshirë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
