BallinaPolitikThirrje për Ditë Zie Kombëtare: Vrasjet e Grave në Kosovë

Thirrje për Ditë Zie Kombëtare: Vrasjet e Grave në Kosovë

- Advertisement -

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka kërkuar që nesër të shpallet Ditë Zie Kombëtare në Kosovë, pas vrasjes së tetë grave gjatë këtij viti.

Në një postim të saj, Kusari thekson se, sipas raportimeve në media, ky vit është ndër më të përgjakshmit e dekadës së fundit përsa i përket vrasjeve të grave në vend. “Nesër duhet të jetë Ditë Zie në mbarë vendin tonë”, ka shkruar Kusari, duke bërë thirrje për reflektim përballë dhunës vdekjeprurëse ndaj grave në Kosovë.

Thirrja e saj vjen në një moment kur vrasjet e grave vazhdojnë të ngrenë shqetësime të mëdha në shoqëri, duke rikthyer në vëmendje nevojën për mbrojtjen e jetës së grave dhe për masa konkrete kundër dhunës me bazë gjinore.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments