Në Tiranë po shënohet dita e 15-të e protestës së studentëve, të cilët kanë filluar grumbullimin para Ministrisë së Arsimit dhe më pas janë zhvendosur drejt Kryeministrisë.
Forcat e policisë, përfshirë autobotin, kanë qëndruar të pozicionuara pranë godinës për të parandaluar çdo tension, raporton Top Channel.
Protestuesit kanë djegur përpara Ministrisë së Arsimit koshat e mbeturinave dhe kartonat, duke treguar kështu revoltën e tyre ndaj situatës aktuale në arsim.
Pas kësaj, ata kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, ku tensioni ka arritur në kulm.
Në zonën e Bulevardit, protestuesit i kanë vënë flakën një peme, duke shfaqur më tej zemërimin e tyre ndaj autoriteteve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
