BallinaSportMirlind Daku Zgjedh Spartakun e Moskës mbi Ofertat nga Serie A

Mirlind Daku Zgjedh Spartakun e Moskës mbi Ofertat nga Serie A

- Advertisement -

Sulmuesi Mirlind Daku kishte një dëshirë të madhe për t’u bashkuar me Spartakun e Moskës, prandaj nuk hezitoi të refuzonte një ofertë nga një klub i Serie A.

Ylli shqiptar, në një intervistë për “SovSport”, shpjegoi se Spartaku ishte zgjedhja e vetme për të. “A kishe oferta tjera?

Po, por kur e pashë Spartakun, dëshiroja t’iu bashkohesha vetëm atyre.” “Nga kush ishe?

Itali, Serie A.

A ishte klub i mirë?

Po.

A janë mbi mesin e tabelës?

Nuk e di (qesh)”, ishte deklarata e Dakut për mediumin rus.

Daku iu bashkua Spartakut në një marrëveshje rekord prej 12 milionë eurove nga Rubin Kazani, dhe së fundmi ka arritur të fitojë edhe vendin në formacionin e klubit.

Ai shkëlqeu në paraqitjen ndaj ish-klubit, ku realizoi dy gola.

Ndërkohë, në Superligën Ruse ka tri gola dhe një asistim në nëntë paraqitje.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments