Pas 3 orësh të mbledhjes pranë Ministrisë së Arsimit, rreth orës 14:00, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë në mbrëmje.
A2CNN raportoi se, ndryshe nga ditët e tjera, protesta e sotme ishte më e qetë dhe me një numër të reduktuar pjesëmarrësish.
Thirrja kryesore e protestuesve vazhdon të mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme. “Kanë qenë orë të qeta para kryeministrisë.
Edhe punonjësit e policisë vijojnë të jenë të qetë.
Deri më tani nuk ka incidente apo sulme të institucioneve dhe policisë.
Refreni i përhershëm është thirrja për dorëheqjen e kryeministrit”, raportoi A2 CNN, i cili theksoi se bojkoti do të vazhdojë.
Ndryshe nga ditët e mëparshme, pedagogët nuk zhvilluan marshimin e zakonshëm paradite nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, por iu bashkuan studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Disa prej tyre shprehën se do të vazhdojnë protestën, duke kërkuar që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe pa përshkallëzim të tensioneve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
