Lamine Yamal e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri në ceremoninë e Topit të Artë, që po mbahet sonte në Londër.
Ylli i Barcelonës e fiton këtë çmim për të tretin vit radhazi, pasi ishte shpallur më i miri edhe në vitet 2024 dhe 2025.
Talenti spanjoll regjistroi 57 paraqitje, 25 gola dhe 20 asistime, duke dëshmuar ndikimin e tij të madh në lojën ofensive të skuadrës katalunase.
Përveç kontributit në gola, Yamal krijoi 52 raste të mëdha për shënim dhe regjistroi mesatarisht 2.32 pasime kyçe dhe 4.74 driblime të suksesshme për ndeshje.
Ai gjithashtu fitoi tri trofe.
