BallinaPolitikMinistri Sveçla: Vendimet që ndanë Arlindën nga fëmija ishin të gabueshme

Ministri Sveçla: Vendimet që ndanë Arlindën nga fëmija ishin të gabueshme

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës.

Sveçla ka ngritur shqetësime për vendimet që, sipas tij, çuan në ndarjen e Arlindës nga fëmija dhe privimin e saj nga prona.

Ai tha se në vend që të mbrohej viktima, situata kishte marrë drejtim të kundërt. “Ishte e privuar nga fëmija i saj.

Si një institucion, kemi marrë vendim që ta ndajmë fëmijën nga nëna dhe t’ia japim babait, i cili pastaj këtë përgjegjësi ia delegon vëllait të tij, i cili paraprakisht ka një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës, kurse ligji thotë që pothuajse automatikisht besimi për fëmijën i takon nënës”, ka deklaruar Sveçla në seancën e sotme.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments