Ramush Haradinaj nga Aleanca ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me tërheqjen e ndryshim-ligjit për Gjykatën Speciale, duke theksuar se kjo ndodhi pa lejen e tij.
Në emisionin “Pressing” të T7, ai shprehu dyshimet e tij për arsyet pas kësaj veprimi, duke e cilësuar si një “dallaver” mes PDK-së dhe Presidentes. “Fakti që ligji është tërheq prapa shpinës nuk lë shije të mirë.
Presidentja është bashkëpunëtore në tërheqjen e këtij ligji”, tha ai.
Haradinaj shtoi se nuk e di se çfarë fshihet pas kësaj situate, por e përsëriti se është një dallaver i PDK-së dhe Presidentes.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
