Pas më shumë se tre orë e gjysmë protestë paqësore, situata është tensionuar kur disa të rinj të maskuar filluan të hedhin gurë drejt Policisë dhe të thyejnë xhama në Kryesinë e Kuvendit.
Pas qëndrimit para kryeministrisë, ku nuk pati incidente të mëdha, protestuesit vazhduan marshimin në bulevard.
Gjatë këtij marshimi, disa prej tyre qëlluan me kapsolla drejt godinës dhe policisë.
Policia iu bëri thirrje me megafon të rinjve që të ndalojnë dhunën dhe të largohen ata që ishin të maskuar.
Në rast se kjo nuk do të ndodhte, policia paralajmëroi se do të përdorte ujë me presion.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
