BallinaPolitikLirimi i zogjve të kapur në Lipjan: Një hap drejt mbrojtjes së...

Lirimi i zogjve të kapur në Lipjan: Një hap drejt mbrojtjes së natyrës

- Advertisement -

Disa zogj të llojeve “Gardelina” dhe “Trishtili i madh”, të kapur në mënyrë të paligjshme me rrjeta në Lipjan, janë liruar në natyrë.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se pas informacionit të marrë nga Policia e Kosovës në Magurë, Inspektorati i MMPH-së ka ndërhyrë në Lipjan.

Sipas saj, zogjtë janë liruar në natyrë, ndërsa rrjetat e përdorura për kapjen e tyre janë sekuestruar nga inspektorati. “Kapja e kundërligjshme e zogjve të egër nuk do të lejohet.

Mbrojtja e faunës dhe e biodiversitetit tonë mbetet përgjegjësi e përbashkët, andaj duhet ta mbrojmë secili,” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments