Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të dalin në votime dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.
Ajo i ka inkurajuar edhe qytetarët që ndodhen në Kosovë dhe kanë të drejtë vote në këto komuna që të kthehen në vendlindje për të votuar. “ sot është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj.
Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje.
Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni në vendlindje për të votuar”, ka theksuar ajo.
Ministrja u ka bërë thirrje bashkëkombësve në Luginë që të angazhohen aktivisht në procesin e votimit. “Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, ‘Koalicionin Shqiptar’”, ka theksuar Kusari-Lila. “Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka përfunduar ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
