HomePolitikProtestat në Tiranë: Situata e tensionuar dhe përplasje me policinë

Protestat në Tiranë: Situata e tensionuar dhe përplasje me policinë

Një grup protestuesish është rikthyer pranë Bulevardit në Tiranë, ndërsa policia ka hedhur disa gaz lotsjellës për të menaxhuar situatën.

Po ashtu, forcat e policisë kanë tentuar t’i largojnë protestuesit edhe me presion uji.

Më herët, protestuesit u grumbulluan në lulishten e sheshit “Skënderbej”, afër institucioneve shtetërore, si dhe në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, ku u raportua për djegie koshash mbeturinash dhe bllokim të qarkullimit.

Gjithashtu, janë regjistruar edhe zjarr në një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments