Showbiz

Capital T Reagon për Audio-Incizimin me Policinë e Tiranës

Reperi i njohur kosovar, Capital T, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të një telefonate mes tij dhe një personi të identifikuar si oficer i Policisë së Tiranës.

Pa iu referuar drejtpërdrejt audio-incizimit, reperi ka theksuar se gjithçka është në rregull dhe se së shpejti do të vijë në Shqipëri.

Ai shprehu mbështetje për protestuesit dhe ata që ngrihen për kauzat e tyre, sidomos në raste padrejtësish. “Qysh po mendojnë që mundemi me i pa qato skena t’u ndodhë edhe mos me reagu, normal që kena me reagu, absolutisht që jam në suport të studentave, në suport të njerëzve të mi për çdo lloj kauze që ka të bëjë për të drejtat e tyre”, tha ai. “Na dhemb zemra me pa Shqipërinë në këtë gjendje dhe njerëzit e mi që mua më kanë përkrah, ma kanë dhënë krejt këtë dashni.


- Advertisement -

S’kam kurrfarë llogarie të bome kur vjen puna për këta njerëz… a po kupton nuk ekziston kurrgjo ma e madhe, nëse nuk është mirëqenia e popullit tem.

Nuk mundem as me ba muzikë, as me publiku këngë, as me ba koncerte derisa unë i shoh qato skena.

Edhe normal që ka me reagu, s’ka kurgjo që mundet mem ndalë mos me reagu kështu që uroj që ka me u ndi zëri i studentëve, uroj që ka me u ndërpre sa ma shpejt tërë kjo dhunë e shkatërrim”, shtoi reperi.

Në fund, ai iu drejtua të gjithë atyre që e kanë përkrahur dhe që janë shqetësuar për situatën, duke theksuar se gjithçka është në rregull dhe se së shpejti do të shihet në Shqipëri. “Ju përshëndes të gjithëve dhe krejt ata që më kanë suportu, krejt thirrjet telefonatat, shqetësimet, gjithçka është ok, nuk është najfarë problematike kjo kurgjo, është diçka super normale edhe shihemi shpejt në Shqipni, ju dua”, përfundoi reperi.

Dy ditë më parë, u publikua një audio-incizim i një telefonate mes Capital T-së dhe një personi që dyshohet se ishte oficer i Policisë së Tiranës.

Sipas disa burimeve, oficeri Niko Kurti e ka telefonuar artistin për ta pyetur se ku ndodhej dhe kur planifikonte të kthehej në Tiranë.

Gjatë bisedës, Capital T, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, i tha bashkëbiseduesit se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ende nuk ka një datë të caktuar për kthimin e tij.

Në një moment të telefonatës, oficeri i kërkon reperit të mos e mbyllë telefonin dhe më pas e pyet nëse është Trim Ademi.

Sipas përmbajtjes së publikuar, oficeri i thotë artistit se dëshiron ta pyesë për një çështje të caktuar, por se biseda duhet të zhvillohet personalisht dhe jo përmes telefonit.

Në fund të telefonatës, ai i kërkon Capital T-së që, pasi të kthehet nga Amerika, ta kontaktojë sërish në numrin nga i cili po e telefononte dhe të paraqitet në vendin e tij të punës për të biseduar nga afër.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -