Sport

Trump kritikon LeBron James për sjelljen gjatë himnit kombëtar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur kritika ndaj yllit të basketbollit LeBron James për qëndrimin e tij gjatë intonimit të himnit kombëtar në Madison Square Garden, një ditë më parë.

Kjo situatë ndodhi kur James, para ndeshjes, u angazhua me nxehjen dhe nuk qëndroi i palëvizur kur himni i SHBA-ve u intonua. “Teksa po dëgjohej himni ynë kombëtar, LeBron James tregoi mungesë respekti ndaj vendit tonë!

Që nga fillimi kam thënë se ai nuk vlen, një turp i vërtetë.


- Advertisement -

LeBron James duhet t’u kërkojë falje të gjithë atyre luftëtarëve dhe heronjve të mëdhenj amerikanë që kanë vdekur për flamurin amerikan dhe për gjithçka që përfaqëson vendi ynë”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.


- Advertisement -