Sport

Klubi i Notit STEP Shënon Sukses të Madh në NEMO CUP

Klubi i Notit STEP ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, duke u shpallur klubi më i mirë në turneun rajonal të notit “NEMO CUP”, ku morën pjesë rreth 400 notarë.

Pas triumfeve në Kampionatin e Kosovës dhe në kampionatin mbarëkombëtar Kosovë–Shqipëri “Teuta Cup”, notarët e KN STEP vazhduan me paraqitje të shkëlqyera në Maqedoninë e Veriut, duke konfirmuar formën e mirë dhe punën e vazhdueshme të klubit.

Në këtë turne, notarët e STEP arritën rezultate të rëndësishme, përmirësuan rekordet personale dhe vendosën rekorde të reja për grupmosha.


- Advertisement -

Ndër protagonistet kryesore ishte Bora Ademi, e cila vendosi pesë rekorde për grupmosha.

Rekord të ri për grupmoshën e saj vendosi edhe Sumeya Reçica, në disiplinën 50 metra delfin.

Sukses të veçantë arriti edhe Jon Buzuku, i cili u shpall notari më i mirë i garës, duke dëshmuar talentin dhe potencialin e tij në notin kosovar.

Kontribut në suksesin e përgjithshëm të ekipit dhanë gjithashtu Eros Bakiu, Ema Bryma, Jana Nuza, Riga Kastrati dhe Dior Krasniqi, me paraqitjet e tyre të shkëlqyera në këtë turne.

Triumfi në “NEMO CUP” vjen pas rezultateve të shkëlqyera në garat vendore dhe mbarëkombëtare, duke e bërë këtë periudhë veçanërisht të suksesshme për KN STEP.


- Advertisement -