Comos dominon Manchester Unitedin me fitore 4-1 në Ligën e Kampionëve
Como ka arritur një fitore të thellë ndaj Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane e zhvilloi një futboll të bukur, duke mos i dhënë asnjë mundësi gjigantit anglez dhe e mposhti me rezultatin 4-1.
Pas vetëm dy minutave lojë, Nico Paz shënoi një gol të mrekullueshëm për ta kaluar Comon në epërsi.
Skuadra italiane pati edhe dy mundësi të mira përmes Anastasios Douvikas, por ai nuk arriti ta mposhtë portierin Lammens.
Megjithatë, sapo nisi pjesa e dytë, Douvikas e përmirësoi gabimin e tij duke dyfishuar epërsinë (49’).
Dominimi i vendasve vazhdoi me Paz, i cili përfitoi nga një gabim amator për të realizuar edhe golin e tij të dytë, njëkohësisht golin e tretë për Comon (57’).
Fitoren e thellë e vulosi Jacobo Ramon me një goditje me kokë pas harkimit të Kaiki (76’).
E tëra që bëri Manchester Unitedi ishte goli i nderit, i arritur nga Joshua Zirkzee, i cili shënoi nga afërsia (90+1’).

