BlogPolitik

Çitaku Kritikon Procedurat e Shpejta për Projektligjet e Qeverisë

Deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur kritika ndaj përshpejtimit të shqyrtimit të projektligjeve nga ana e Qeverisë.

Ajo ka kërkuar që projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet menjëherë në Kuvend.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Çitaku theksoi se shumë prej projektligjeve që po shqyrtohen me procedura të përshpejtuara kanë lidhje me sektorin e drejtësisë dhe, sipas saj, po kalojnë pa analizat e nevojshme, pa debate substanciale dhe pa dëgjime publike. “Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar.


- Advertisement -

Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit,” shkroi ajo. Çitaku gjithashtu kritikoi ministren e Drejtësisë për mbajtjen e projektligjit për Dhomat e Specializuara në sirtar, duke u justifikuar me “ekspertizën juridike”. “Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara.

Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje!” ka theksuar ajo.

Ajo u drejtua Gërvallës, Kurtit dhe zyrtarëve përgjegjës, duke kërkuar që të mos e vonojnë projektligjin dhe ta procedojnë menjëherë në Kuvend. Çitaku u bëri thirrje që të dëgjojnë popullin, i cili, siç shprehet ajo, është në shesh prej 15 ditësh. “Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj.

Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë!” përfundoi Çitaku.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *