Politik

Policia e Shqipërisë përdor plumba gome gjatë protestave, Skënder Hitaj jep detaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Skënder Hitaj, gjatë një konference për shtyp, njoftoi se sot janë përdorur plumbat e gomës kundër protestuesve, megjithatë ai theksoi se këta plumba janë përdorur në mënyrë të kufizuar dhe janë të certifikuar. “Të gjitha mjetet e përdorura janë përdorur në mënyrë të kufizuar dhe përdoren vetëm pajisje të certifikuara, që lejohen për raste të tilla në vendet e Bashkimit Europian”, shtoi Hitaj.

Kur u pyet në lidhje me shkeljen e rregullave nga ana e punonjësve të policisë, Hitaj u shpreh se çdo rast do të hetohet dhe do të merren masat përkatëse.

Ai theksoi se “policia nuk është kundër fëmijëve tanë, përkundrazi është për të drejtën e protestës”, por bëri thirrje prindërve “të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në protesta që mund të përshkallëzohen.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -