Politik

Protesta e Sotme: Konflikti Ndërmjet Policisë dhe Protestuesve

Protesta e sotme ka kaluar në një luftë të vërtetë mes policisë dhe protestuesve.

Në një moment kur situata ka dalë thuajse jashtë kontrollit, policia po përpiqet të avancojë, por duket se ka hasur shumë vështirësi.

Teksa po avancohej, protestuesit i kanë hedhur molotovë drejt policëve, duke shkaktuar një moment tensioni kur dy efektivë të Shqiponjave morën flakë, por fatmirësisht, zjarri u shua shpejt.


- Advertisement -

Në një tjetër moment, dy efektivë të tjerë u panë duke çaluar për shkak të goditjeve me gurë nga protestuesit, ndërsa një polic tjetër shihet i gjakosur.

Ky sulm i protestuesve ka lënë disa policë të lënduar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -