Sport

Golden Eagle Ylli Vazhdon Serinë Pozitive në Superligën e Kosovës në Basketboll

Golden Eagle Ylli po kalon një periudhë shumë pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitore të tretë radhazi të shtunën, kur triumfoi ndaj Vëllaznimit me rezultatin 100:86.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, skuadra vendase e nisi më mirë dhe mbylli çerekun e parë me epërsi minimale, 25:23.

Megjithatë, Ylli e mori kontrollin e lojës në dhjetëminutëshin e dytë, duke shënuar 29 pikë kundrejt 22 të Vëllaznimit, dhe shkoi në pushim me rezultatin 52:47 në favor të tyre.


- Advertisement -

Pas rikthimit nga pushimi, të dyja skuadrat zhvilluan një çerek të baraspeshuar, që përfundoi 20:20.

Vendimi për fituesin u mor në dhjetëminutëshin e fundit, kur Ylli rriti ritmin dhe fitoi periudhën me 28:19, duke siguruar triumfin me 14 pikë diferencë.

Davontrey Thomas ishte lider i skuadrës fituese me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, ndërsa Khalil Shabazz kontribuoi me 21 pikë, shtatë asistime dhe një kërcim.

Në anën tjetër, paraqitja individuale e Kentrell Pullianit nuk mjaftoi për ta shpëtuar Vëllaznimin nga humbja, pasi ai e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.


- Advertisement -