Xhuli Nura në pritje të binjakëve: Po përpiqet për lindje natyrale në Zvicër
Xhuli Nura vazhdon të qëndrojë në një spital në Zvicër, teksa pret momentin e shumëpritur për lindjen e binjakëve të saj.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka ndarë me ndjekësit e saj përmes një postimi në InstaStory se lindja ende nuk ka ndodhur, dhe se ajo dhe ekipi mjekësor po përpiqen që procesi të zhvillohet sa më natyrshëm.
Xhuli është e emocionuar për pritjen e një vajze dhe një djali, por duket se binjakët ende nuk kanë dëshirë të vijnë në jetë. “Tani nuk duan të dalin, jemi duke u munduar në çdo mënyrë për lindje natyrale.
Nuk duan të dalin”, ka shkruar ajo.
Kështu, Xhuli vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Zvicër, duke pritur që lindja të nisë në mënyrë natyrale.
Shtatzënia me binjakë ka qenë një nga periudhat më të veçanta për të, dhe ndjekësit e saj janë vazhdimisht të interesuar për gjendjen dhe momentin kur ajo do t’i takojë për herë të parë fëmijët.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

