BlogPolitik

Albin Kurti: Uroj që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se uron që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, pas verdiktit që pritet të shpallet të mërkurën në Hagë.

Në mbledhjen e parë të Qeverisë, Kurti ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe kundër një pushtuesi që kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. “Për ne është gjithçka e qartë.

Populli i Kosovës dhe rezistenca, si dhe lufta jonë, kanë qenë qartazi çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


- Advertisement -

Besojmë dhe urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre dhe pranë familjeve”, ka deklaruar Kurti.

Të mërkurën pritet të shpallet verdikti për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *