BlogPolitik

Lirjona Sylejmani: ‘UÇK s’janë veç tri shkronja’ – Marshi për Liri në Kosovë

Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani, mori fjalën në Marshin për Liri.

Mes emocionesh, e bija e heroit foli për babanë e xhaxhain që dhanë jetën për liri. ‘UÇK s’janë veç tri shkronja’, tha Lirjona.

Në fund, ajo bëri thirrje për ura, e jo për mure. ‘Krahas dhimbjes u rrita edhe me krenarinë se familja ime luftës për liri i dha dy heronj: babain dhe xhaxhin Mursel.


- Advertisement -

Ata nuk e zgjodhën luftën pse e deshën por u detyruan sepse Dardania, trualli më i vjetër ballkanik, nuk e duronte ma robninë.

Prandaj kur unë dëgjoj fjalën UÇK, nuk shoh vetëm tri shkronja.

Shoh babin e axhin, shokët e shoqet e tyre që nuk u kthyen kurrë, shoh edhe luftëtarët e luftëtaret që u kthyen me plagë në trup e në zemër.

Shoh nënat që pritën e nuk i panë më bijtë e bijat e tyre.

Shoh fëmijët që u rritën me fotografitë e prindërve të tyre e shoh nënat tona që krahas mallit e dhimbjes u detyruan t’i marrin dy role për të na rritur dhe edukuar’,tha ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *