Transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK: Investime që shpëtojnë jetë njerëzish

Këtë të premte u shënua transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti, Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ambasadori Dietz theksoi se investimet aktuale po kontribuojnë në shpëtimin e jetëve njerëzish. ‘Luksemburgu ka vepruar shpejt për renovimin e klinikës, duke trajtuar mijëra pacientë dhe shpëtuar jetë njerëzish, çka është e rëndësishme’, u shpreh Dietz.

Ai gjithashtu theksoi që Luksemburgu synon të vazhdojë të investojë në shëndetësinë publike, veçanërisht në fushën e kardiologjisë.


- Advertisement -

Ndërsa Kurti dhe Vitia u shprehën mirënjohës për sukseset e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *