Lufta në Iran nuk po ndikon vetëm në Lindjen e Mesme, por ka bërë që të rriten çmimet e karburanteve në vendet e tjera të botës.
Në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat e publikuara të mërkurën tregojnë se inflacioni është rritur në 3.3% në mars, kryesisht i nxitur nga kjo rritje e çmimeve të naftës dhe gazit.
Kryeekonomisti i Zyrës për Statistikat Kombëtare, Grant Fitzner, thotë se çmimet e karburantit deri në mars kanë pësuar rritjen e tyre më të madhe në më shumë se tre vjet. ‘Kjo nuk është lufta jonë, por po rrit faturat për familjet dhe bizneset,’ thotë në përgjigje Kancelarja Rachel Reeves, raporton BBC.
Ka paralajmërime se çmimet e ushqimeve do të rriten gjithashtu, por kjo mund të duhen muaj për t’u shfaqur në raftet e supermarketeve.
