Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka raportuar për takimin virtual me të gjitha 88 nëndegët e partisë në mërgatë.
Abdixhiku informoi për dështimin e proceseve negociuese, duke theksuar domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së si alternativë e denjë për qytetarët.
Në të ardhmen, pritet mobilizimi i plotë dhe organizimi i tubimeve në mërgatë për të ndihmuar në kthesën e madhe për LDK-në. ‘Mërgata jonë është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë.
Koha për veprim ka nisur,’ – tha Abdixhiku.





