Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë tre muajve janar, shkurt dhe mars, ka ngritur gjithsej 371 aktakuza kundër 458 personave për vepra penale të ndryshme.
Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokurorët e shtetit kanë ngritur 371 aktakuza ndaj 458 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Mesatarja e ngritjes së aktakuzave për muaj është 124, me rreth 153 persona të akuzuar për një muaj pune.
Prokuroria Themelore në Pejë ka shprehur përkushtimin e tyre në luftimin e dukurive negative dhe personave që shkelin ligjin sipas Kodit Penal të Kosovës.





