Tragjedia në Festën e Ditës së Punëtorëve në Meksiko: 11 persona vdiqën dhe 31 të lënduar nga aksidenti i autobusit

Festa e Ditës së Punëtorëve u kthye në tragjedi të premten ku së paku 11 persona vdiqën dhe 31 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u aksidentua në shtetin perëndimor të Meksikos, Nayarit.

Autobusi, që po udhëtonte nga shteti Jalisco, doli nga autostrada dhe u rrokullis afër qytetit Amatlan de ​Canas, tha qeveria e shtetit të Nayarit.

Sipas zyrtarëve, pasagjerët ishin duke shkuar në qendrën rekreative në Nayarit.


- Advertisement -

Reaguan ekipet e emergjencës nga Nayarit dhe Jalisco, duke mbyllur rrugën për të kryer operacionet e shpëtimit dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Aksidentet me autobus janë të shpeshtë në Amerikën Latine dhe në autostradat e Meksikos.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *