Ramush Haradinaj falënderon përkrahësit për 26 vite të bashkëpunimit – Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosova, Ramush Haradinaj, ka falënderuar përkrahësit e partisë së tij, për përkrahjen e tyre në këto 26 vite.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haeadinaj ka shkruar se do të vazhdojnë fuqishëm në maj, kur pritet të mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë, dhe në qershor, kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “26 vite bashkë!

Faleminderit secilit që udhëtoi me ne ndër vite.


- Advertisement -

Faleminderit që i qëndruat besnik vizionit tonë për kombin dhe shtetin.

Faleminderit atyre me të cilët ndamë gëzime, me të cilët u përballëm me sfida, por kurrë nuk u dorëzuam.

Vazhdojmë fuqishëm në maj e qershor, në 2026 e deri në 2050.

Jemi më të mirët.

Me ju, për shtetin.

Me Kosovën, me Aleancën, përjetësisht!”, ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të partisë, ndërsa në vend të tij, pritet të jetë Ardian Gjini, i cili njëkohësisht do të jetë kandidat për kryeministër për zgjedhjet e jashtëzakonshme më 7 qershor.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *