Unikkatil publikon këngën e re ‘Copa Copa’ si dedikim për vëllain e tij – Rrëfe historinë emocionale pas projektit

Reperi i njohur Unikkatil ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Copa Copa”, i cili po komentohet gjerësisht në rrjete sociale.

Kënga po tërheq vëmendje jo vetëm si një rikthim i artistit me një publikim të ri, por sidomos për historinë emocionale që fshihet pas saj. ‘Copa Copa’ vjen si një dedikim për vëllain e tij të ndjerë, Mentorin, duke e bërë këtë projekt një nga më personalët në karrierën e reperit.

Një ditë para publikimit të këngës, Unikkatil kishte prekur ndjekësit me një postim në Facebook, ku tregoi se vëllai i tij, për çdo ditëlindje, i kërkonte vetëm një gjë: një këngë.


- Advertisement -

Ai theksoi se këtë traditë ka vendosur ta mbajë gjallë edhe tani, duke e realizuar një këngë të re për të. ‘Çdo ditëlindje vëllau i êm më ka kërku vetëm kôngë.

Shpirti i tij e ka ndi këtë kong që e bona për ditëlindje amo sonte para mesnatës e ndini edhe ju.

Happy birthday my one and only!’, kishte shkruar Unikkatil, duke bërë të ditur se kënga do të lansohej pak para mesnatës.

Postimi u prit me shumë reagime dhe komente nga fansat, të cilët e përgëzuan reperin për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin, duke e vlerësuar mënyrën se si e shndërron dhimbjen personale në art.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *