Presley Gerber, djali i njohur i supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka humbur jetën në moshën 27-vjeçare në një qendër rehabilitimi, pas një beteje të gjatë me varësinë nga droga dhe probleme të shëndetit mendor.
Familja e tij ka kërkuar privatësi në këto momente të vështira.
Gerber kishte filluar karrierën si model që në moshën 15-vjeçare dhe kishte bashkëpunuar me marka të njohura si Dolce & Gabbana dhe Calvin Klein.
Megjithatë, përveç suksesit në modë, ai për disa vite u përball me probleme personale, përfshirë një arrestim në vitin 2019 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Ai ka folur hapur në rrjetet sociale për betejën e tij me varësinë, ankthin, sulmet e panikut dhe frikën.
Në mars të këtij viti, Gerber zbuloi se kishte ndjekur një program dhjetëditor trajtimi me ibogainë në një klinikë në Kankun të Meksikës.
Ibogaina është një substancë psikoaktive që është e ndaluar në SHBA dhe përdorimi i saj për trajtimin e varësisë mbetet i debatueshëm.
Në mesazhet e tij publike, Gerber kishte shprehur frikën për përballjen me problemet e tij dhe shpresën se trajtimi do të ishte një hap drejt një jete më të qëndrueshme.
Ai gjithashtu kishte kritikuar mënyrën se si ishte trajtuar më parë për problemet psikologjike, duke thënë se kishte marrë shumë medikamente pa udhëzime të qarta.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





