Lirimi i Osman Selmanit nga paraburgimi në Beograd

Osman Selmani, i arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti, është liruar nga paraburgimi në Beograd.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, e cila njofton se Selmani është liruar të hënën, më 21 shtator 2026, dhe tashmë është takuar me familjarët e tij në pikën kufitare në Merdare.

Përmes një komunikate, familja shpreh gëzimin e saj për lirimin e tij, pas ditëve të ankthit dhe pritjes. “Me shumë gëzim dhe falënderim ndaj Zotit, ju njoftojmë se sot, më 21.09.2026, babai ynë, Osman Selmani, është liruar nga paraburgimi në Beograd”, thuhet në njoftimin e familjes. “Sapo u takuam me babanë tonë në pikën kufitare në Merdare.


- Advertisement -

Pas kaq shumë ditësh ankthi, malli dhe pritjeje, ky është një nga momentet më të lumtura për familjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.

Në përfundim, familja Selmani ka shprehur falënderime për të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe janë lutur për lirimin e Osman Selmanit. “Faleminderit nga zemra të gjithëve që u lutët për të, na mbështetët dhe na qëndruat pranë”, thuhet në njoftim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *