Një të ri nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën e enjte.
Besnik Fana, 30-vjeçar, nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda dhe vdiq, raporton Klankosova.tv.
Familja Fana nga Prishtina ka njoftuar për ndarjen e tij nga jeta. “Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.” – thuhet në postimin e bërë në Facebook.
Ceremonia mortore do të bëhet në një datë të caktuar, njoftojnë familjarët.





