Rihanna ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi ka ndarë disa foto në Instagram ku paraqitej me rroba të brendshme nga linja e saj “Savage X Fenty”.
Këngëtarja 36-vjeçare ka pozuar me një set të kuq me motive lulesh, duke reklamuar vetë markën e saj.
Ajo ka veshur një rroba me dekolte të thellë, tanga dhe minifund, duke bërë që fansat ta quajnë “më tërheqëse se kurrë”.
Rihanna është themeluese e Savage X Fenty, një markë që u prezantua në vitin 2018 dhe vlerësohet rreth 1 miliard dollarë (rreth 920 milionë euro).
Edhe pse dha dorëheqjen nga posti i CEO në vitin 2023, ajo mbetet aksionere dhe kryetare ekzekutive.
Në të njëjtën kohë, partneri i saj ASAP Rocky ka folur rrallë për jetën e tyre familjare, duke theksuar se Rihanna ka ndryshuar pas mëmësisë, por sipas tij ajo ka qenë gjithmonë magjike.
