Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur në seancën e parë të Kuvendit, duke nderuar ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel.
Ajo theksoi se Engel ka qenë zëri për drejtësi për popullin e Kosovës në momentet më të vështira.
Haxhiu falënderoi angazhimin e tij për të drejtat e shqiptarëve nën regjimin serbo-jugosllav.





