Beyonce ka festuar 10-vjetorin e albumit të ikonës së saj ‘Lemonade’, i publikuar më 23 prill 2016.
Këngëtarja 44-vjeçare ndau në Instagram një fotografi nga plazhi, ku shihet me tre limonë dhe një shishe uiski nga bashkëpunimi i saj me Moët Hennessy, duke e shoqëruar me një mesazh falënderues për fansat.
Postimi i saj ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, fansat spekulojnë për albumin ‘Act III’.
Beyonce ka lënë të kuptohet se projekti i radhës mund të jetë në rrugë. ‘Lemonade’, i vlerësuar gjerësisht dhe fitues i disa çmimeve Grammy, është një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së saj.





