Tërmeti me magnitudë 4.7 në zonën e Vlorës: Detajet e fundit

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vlorës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, lëkundja është regjistruar më 30 gusht 2026, në orën 00:35, me epiqendër në Vergo të Vlorës.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 17.6 kilometrash.


- Advertisement -

Pas lëkundjes kryesore janë regjistruar edhe lëkundje në Gjirokastër, por me intensitet më të ulët.

Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale në zonat e prekura nga lëkundjet sizmike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *