PDK dhe Aleanca kërkojnë rishikim të Ligjit për Shtetësinë në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar që të rishikohet dhe të ndryshohet Ligji i ri për Shtetësinë, për të cilin pretendojnë se mundëson marrjen e shtetësisë së Kosovës nga persona me prejardhje serbe që kanë jetuar në Kosovë deri në vitin 1998 dhe pasardhësit e tyre.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se shqetësimet e opozitës nuk qëndrojnë, duke argumentuar se dispozita për të cilën po bëhet fjalë ka qenë pjesë e ligjit të vjetër të miratuar nga vetë këto parti.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kundërshtuar ligjin, duke theksuar se neni 31 është i dëmshëm për Kosovën dhe se duhet urgjentisht të rishikohet ligji.


- Advertisement -

Musliu kërkon që shtetësitë e marra pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të rishqyrtohen në rast të ndryshimit të tij.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *