David dhe Victoria Beckham e mbështesin djalin Cruz në debutimin e tij muzikor në Festivalin e Reading

David dhe Victoria Beckham treguan mbështetjen e tyre për djalin Cruz, teksa ai bëri debutimin në Festivalin e Reading me grupin e tij muzikor, The Breakers. Çifti udhëtoi me urgjencë nga Bregu i Amalfit për të qenë pranë Cruz në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së tij.

Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, David dhe Victoria e ndoqën performancën nga prapaskena, ndërsa Victoria shihej duke përqafuar bashkëshortin e saj, shkruan DailyMail.

Në krah të tyre ishin edhe Romeo, Harper dhe e dashura e Cruz, Jackie Apostel, të cilët e mbështetën gjatë performancës.


- Advertisement -

Jackie kishte publikuar më herët në Instagram një fotografi ku shfaqej me një bluzë të verdhë me mbishkrimin: “Cruz Beckham më këndoi”. 21-vjeçari ka pasur një vit të ngjeshur muzikor.

Pas performancave në Britani, Evropë dhe në festivalin Lollapalooza në Çikago, Cruz dhe The Breakers publikuan EP-në e re “Wear & Tear”, e cila përmban pesë këngë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *