Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Gjatë këtij takimi, Presidentja theksoi se Republika e Kosovës e çmon jashtëzakonisht mbështetjen bipartizane dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleat strategjik dhe partner i pazëvendësueshëm.
Në këtë kontekst, ajo theksoi nevojën për rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik si një instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Presidentja nënvizoi se qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO. “Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin,” ka deklaruar Presidentja Shiroka Pula.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





