Reagimi i OVL-UÇK ndaj Komisioneres Marta Kos për Ligjin e Gjykatës Speciale

OVL-UÇK ka reaguar ndaj komisioneres Marta Kos, e cila është shprehur kundër ndyshimeve ligjore për Gjykatën Speciale.

Në këtë reagim, organizata thekson se Marta Kos duhet të shqetësohet për padrejtësitë që po ndodhin në Hagë, dhe jo për vendimet që merr Kuvendi i Kosovës.

OVL-UÇK gjithashtu i kërkon komisioneres që të merret me shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë këtij procesi.


- Advertisement -

Në vazhdim, organizata këmbëngul se nëse ligji nuk zbatohet, do të rikthehen protestat masive.

Komisionerja Marta Kos duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë, jo për vendimet e Kuvendit të Kosovës.

OVL-UÇK vlerëson se Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, dhe jo për nismat ligjore të deputetëve të zgjedhur nga populli i Kosovës.

Kjo organizatë i bën thirrje komisioneres që të adresojë shkeljet e të drejtave të njeriut që janë evidentuar edhe nga The Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC) dhe që nuk duhet të injorohen nga institucionet evropiane.

Sipas vendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, në vendimin KSC-CC-2022, paragrafi 83, është konfirmuar e drejta e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit, dhe Kuvendi i Kosovës tashmë e ka realizuar këtë.

Ky ligj duhet të zbatohet në mënyrë të plotë, dhe nëse nuk fillon zbatimi pas hyrjes në fuqi, veteranët dhe qytetarët e Kosovës do t’i rikthehen protestave masive para institucioneve të BE-së në Kosovë.

OVL-UÇK thekson se Kuvendi i Kosovës është një institucion sovran dhe përfaqësues i vullnetit të qytetarëve, prandaj çdo ndërhyrje ose presion mbi ushtrimin e mandatit të tij janë të papranueshme.

Komisionerja Marta Kos duhet të kërkojë drejtësi të paanshme dhe respektim të të drejtave të njeriut, e jo t’u japë udhëzime deputetëve të Kosovës për si duhet ta ushtrojnë mandatin e tyre.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *