Takim nderi për Prokuroren Laura Pula në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, u organizua një takim përcjellës, në nderim të punës dhe kontributit shumëvjeçar në sistemin prokurorial të prokurores, Laura Pula, e cila ka arritur sot moshën e pensionimit.

Me këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, i ndau prokurores Pula mirënjohje për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës, duke vlerësuar lart angazhimin dhe përgjegjshmërinë e saj profesionale në shërbim të institucionit dhe sistemit të drejtësisë.

Pula shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e saj për bashkëpunimin ndër vite, duke vlerësuar kolegët dhe bashkëpunëtorët, me të cilët ka punuar gjatë karrierës së saj profesionale.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *